Jonida Maliqi flet për herë të parë pas ndarjes nga Romeo - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Jonida Maliqi flet për herë të parë pas ndarjes nga Romeo

    Insajderi
    27 February 2021 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jonida Maliqi i dha fund lidhjes me Romeo Veshajn pak muaj më parë, ndërsa ky i fundit ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin.

    Aleksia publikoi foto me aktorin e humorit, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin, ndërsa madje është raportuar se kanë nisur të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

    Ndërkohë, Jonida ka reaguar për herë të parë për lidhjen e tyre duke u shprehur “ i uroj jetë të lumtur çiftit”.

    Për sa i përket arsyes së ndarjes me Romeon, Jonida në një intervistë për Prive konfirmoi se janë ndarë miqësisht dhe se komunikojnë herë pas here.

    “Ka qenë histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni.

    Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave.

    Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeçe. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marr, sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark