Insajderi
Show

Jonida reagon pas përfundimit të BBVK-së: Fundi i një eksperience

Insajderi
28 February 2026 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jonida reagon pas përfundimit të BBVK-së: Fundi i një eksperience
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar moderatorja Jonida Vokshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë sezon si “fundin e një eksperience maratonë” dhe “një super edicion si asnjëherë më parë” të BBVK-së.

“Me përulje dhe mirënjohje, ju falënderoj juve, për çdo ditë përkrahje. Nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë për mua, udhëtime çdo javë, mungesa e shpeshtë e familjes, sidomos fëmijëve, ma ka bërë më shumë se të vështirë. Por të isha pranë jush, gjatë dhe intensivisht, e gjithë ajo mori mesazhesh motivuese e plot dashni, ma ka mbushur shpirtin plot!”, është shprehur ajo.

Në fund të mesazhit, Jonida nuk harroi t’i drejtohej publikut me fjalë të ngrohta: “Ju e dini që Jonida ju do fort”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark