Insajderi
Showbiz

Jonida Vokshi bën një tjetër gafë në finale

Insajderi
21 February 2026 - 08:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jonida Vokshi bën një  tjetër gafë në finale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi, e cila udhëheq spektaklin Big Brother VIP Kosova, shpeshherë është komentuar nga publiku për momentet spontane dhe gafat gjatë moderimit live. 

Një situatë e tillë nuk kaloi pa u vënë re edhe në gjysmëfinalen e spektaklit, pikërisht në momentin më vendimtar të natës, kur po shpalleshin finalistët.

Teksa në garë kishin mbetur vetëm Hygerta Sako, Benita Zena dhe Dolce, moderatorja u shpreh: “Është koha të zbulojmë të eliminuarin e radhës, do të zbulojmë emrin e tij ose të saj”, ndonëse në nominim ndodheshin vetëm vajza, duke e bërë lapsusin të dukshëm për publikun dhe ndjekësit në rrjete sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark