Jordania, Iraku dhe Libani hapin hapësirën ajrore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Jordania, Iraku dhe Libani hapin hapësirën ajrore

    Insajderi
    14 April 2024 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jordania, Iraku dhe Libani rihapën hapësirën e tyre ajrore të dielën, pasi e mbyllën atë të shtunën vonë, kur Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

    Televizioni shtetëror i Jordanisë, duke cituar autoritetet e aviacionit, tha se vendi ka rifilluar operacionet e trafikut ajror.

    Autoriteti i aviacionit në Irak tha se rreziqet e sigurisë tani janë kapërcyer, ndërsa autoritetet në Liban thanë se aeroporti i këtij vendi do t’i rifillojë aktivitetet pas mbylljes brenda natës.

    Edhe Izraeli tha më herët se ka rihapur hapësirën e tij ajrore.

    Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit të shtunën vonë, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

    Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

    Jordania, e cila shtrihet midis Iranit dhe Izraelit, vuri në gjendje gatishmërie mbrojtjen e saj ajrore, për të kapur çdo dron ose raketë që shkel territorin e saj, raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, duke u thirrur në dy burime rajonale të sigurisë.

    Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin që “t’i rrëzonte pothuajse të gjitha”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark