Insajderi
Sport

Joshua nën vëzhgim mjekësor, frikë për lëndime më serioze pas aksidentit

Insajderi
30 December 2025 - 12:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Joshua nën vëzhgim mjekësor, frikë për lëndime më serioze pas aksidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anthony Joshua fillimisht u raportua se kishte pësuar vetëm lëndime të lehta pas aksidentit tragjik automobilistik në Nigeri, ku humbën jetën dy miqtë e tij të ngushtë.

Megjithatë, frika është rritur se gjendja e ish-kampionit botëror të peshave të rënda mund të jetë më serioze sesa u mendua në fillim.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë Daily Mail, burime nga rrethi i afërt i Joshuas kanë ngritur shqetësime për probleme të mundshme me brinjët dhe gjurin.

Edhe pse boksieri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje stabile, ai po mbahet ende nën vëzhgim mjekësor për ekzaminime të mëtejshme.

Përveç pasojave fizike, Joshua po përballet edhe me një tronditje të madhe emocionale pas humbjes së dy miqve në aksident, çka pritet të ndikojë edhe në planet e tij sportive.

Rikthimi i planifikuar në ring në muajt shkurt ose mars tashmë është vënë në pikëpyetje, derisa të qartësohet plotësisht gjendja e tij shëndetësore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark