Jovanovic: Daçiqi, nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jovanovic: Daçiqi, nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje

    Insajderi
    03 January 2017 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Liberal Demokrate e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiq, Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili është akuzuar se po zhvillon një politikë nacionaliste që nxit grindje dhe vuajtje.

    Ivica Daçiq me deklaratat e tij me vetëdije i dëmton marrëdhëniet në rajon dhe përsëri përhap dhe provokon reagime nga vendet fqinje, thuhet në njërën nga dy komunikatat e Partisë Liberale Demokrate serbe.

    Kjo ka ardhur si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ku ai ditë më parë tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi.

    Sipas PLD-së, deklarata e Daçiq konfirmon se politika e tij parimisht llogaritet nacionaliste “e cila çdoherë nxit grindje dhe vuajtje”.

    Por nga partia e Daçiq, Partia Socialiste e Serbisë (PSP) si reagim ndaj komunikatës së PLD-së, thonë se Serbia ‘nuk nxit grindje, por nuk do ta lejojë askënd ta fyejë’ dhe pyesin pse PLD nuk reagon ndaj të gjitha deklaratave të cilat dëshmojnë marrëdhënie jokorrekte të vendeve fqinje ndaj Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark