Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim regjistrohet në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës.
Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.
Ne vendimin e gjykatës thuhet se, “Partia ‘Lëvizja për Ndryshim’ është një organizatë politike e pavarur, e ndërtuar si bashkim vullnetar të shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, me qëllim që të ndikojë në jetën politike të vendit, për demokratizimin dhe zhvillimin e tij, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit. Grupi nismëtar/ anëtarët themelues i përbërë nga znj. Jozefina Topalli, znj. Adela Kryeziu, z.Evald Serreqi, znj. Najada Selmani , të cilët në cilësinë e anëtarëve të Grupit Nismëtar, në bazë të Ligjit Nr. 8085 datë 17.02.2020 ‘Për Partitë Politike’, i ndryshuar, përfaqësojnë këtë organizatë politike deri në zgjedhjen e organeve vendimmarrëse të saj sipas statusit. Sipas vendimit Nr 6. të mbledhjes së parë të marrë nga grupi nismëtar është miratuar znj. Jozefina Topalli me cilësinë e përfaqësueses politike të forcës politike ‘Lëvizja për Ndryshim’”, raporton ORA NEWS.