Edhe pse rudhat janë një shenjë natyrale dhe fiziologjke e kalimit të kohës, sigurisht ato përbëjnë problem për vetëvlerësimin sepse na kujtojnë që nuk jemi më në të njëzetat. Një stil jetese i shëndetshëm, me ushqyerjen e duhr, i pasur me antioksidantë dhe pa sheqerna të rafinuara e alkool, sigurisht na ndihmon të ngadalësojmë ritmin e shfaqjes së tyre.
Mjekësia estetike ka bërë goxha përparime në këtë drejtim, por nëse nuk jeni gati për një ndërhyrje-antirrudhë në një sallon, për fat të mirë ekzistojnë metoda natyrale shumë efikase kundër rrudhave të ballit që shkaktohen nga ndryshimet e mimikës.
Gjyshet tona për shembull që nuk e njihnin fuqinë e vajit të arganit ose të farave të rrushit, shumë të përodorur sot për zbutjen dhe ushqyerjen e lëkurës, mbështeteshin tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, një produkt shumë natyral dhe anti-plakje, i cili gjendet në çdo shtëpi.
Zbutës, antioksidant dhe ushqyes, gjyshet e përdornin kundër plasaritjeve dhe tharjeve të shkaktuara nga dielli ose të ftohtët. Një ‘efekt anësor i këndshëm’ ishte se lëkura ndihej më elastike, më e zbutur dhe më e tendosur. Sophia Loren nuk e ka fshehur kurrë faktin se bukuria e saj ndihmohej nga një masazh me disa pika vaj ulliri në zonat kritike, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Një tjetër medikament natyral i shkëlqyer vjedhur nga ‘mjekësia estetike popullore’ janë të bardhat e vezëve të pasura me proteina, kripëra minerale dhe vitamina. Për një efekt tonifikues dhe përtëritës për këtë zonë, thjesht lyejeni ballin, prisni disa minuta derisa të thahet dhe shpëlajeni.
Së fundi, do të flasim për babanen, e pasur me vitaminë C dhe vitaminë B6, e dobishme për shuarjen e etjes së epidermës dhe për ta bërë atë më elastike. E shtypim një banane të pjekur në një tas dhe e përziejmë me një lugë mjaltë e lëng limoni derisa të ketë një konistencë të butë.