Mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran, i cili shënoi penalltinë e fundit dhe vendimtare për skuadrën e tij kundër PSV’së, tha se nuk dëshiron skuadra spanjolle në çerekfinale, përcjellë Gazeta Express.
Real Madrid tashmë është kualifikuar, ndërsa shumë pranë është edhe Barcelona, që në ndeshjen e parë ka mposhtur Arsenalin 2:0.
“Jam shumë i lumtur dhe skuadra është po ashtu. Ne e kemi dashur fitoren dhe e arritëm. Në çerekfinale nuk duam asnjë skuadër spanjolle (Realin dhe Barcelonën)”, tha Juanfran pas ndeshjes me PSV’në. ( Gazeta Express)