Tea nuk hezitoi t’i përgjigjej Julit, i cili e pyeti nëse do të rikthehej në “Përputhen”.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, vazhdon të mbetet emër shumë i komentuar, shkruan lajmi.net.
Ajo bëri bujë pas largimit nga programi pasi u deklarua çift me Andi Shehun, ndërsa doli të jetë e lidhur me Beart Rexhepin.
Por, së fundi Tea i ka ndarë rrugët me Beartin, andaj sërish nuk mungon vëmendja e publikut për të.
Tea iu përgjigj pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët nuk hezituan ta pyesnin lidhur me jetën private, por edhe pyetje të tjera.
Konkurrenti i “Përputhen”, Juli, e pyeti nëse do të rikthehej sërish në program, ndërsa përgjigja e saj ishte e prerë.
“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, iu përgjigj Tea.
Ajo së fundi u komentua shumë lidhur me një video ku shfaqet e afërt me një djalë, duke u aluduar se nisi lidhje të re dashurie, por këto pretendime i mohoi.