Juli ka treguar momentet e vështira të jetës.
Julian Cela është konkurrenti me moshën më të re në “Për’puthen”.
Ai mori vëmendje që kur u bë pjesë e emisionit duke u shndërruar në njërin nga personazhet më të komentuara të këtij sezoni.
Derisa ka mbajtur takimin me Mikelën, Juli i ka rrëfyer ngjarjen më të dhimbshme të jetës.
Ai ka treguar se ka përjetuar dhunë sistematike nga i ati që kur ishte 5 vjeç.
Po ashtu ka treguar se nëna e tij e ka mbështetur gjithmonë dhe vazhdon ta bëjë edhe sot.
Ndryshe, ai në studio kur u pyet për rastin ka treguar se nuk ka festuar asnjëherë ditëlindjen ani pse tash është 20 vjeçar.