Insajderi
Biznes

Jumbo Kosova mbështet familjet e prekura nga përmbytjet në Pejë

Insajderi
12 July 2023 - 22:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jumbo Kosova mbështet familjet e prekura nga përmbytjet në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa Peja vazhdon rimëkëmbjen e saj nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe kushtet e pafavorshme të motit, Jumbo Kosova dhe Fondacioni Mane kanë ndihmuar familjet e prekura. Në një nismë të përzemërt, ata kanë dhuruar bujarisht 10,000-euro produkte dhe pajisje shtëpiake të domosdoshme për dhjetë familje të prekura nga përmbytjet.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me banorët e Pejës në këtë kohë sfiduese”, tha Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo Kosovës. “Jumbo do të jetë shumë shpejt prezent në qytet dhe tashmë e konsiderojmë si përgjegjësinë tonë të ndajmë shqetësimet e komunitetit. Shpresojmë që angazhimi ynë do t’i ndihmojë njerëzit të rindërtojnë jetën e tyre.”

Duke ofruar produkte dhe pajisje shtëpiake, Jumbo Kosova synon të sigurojë burime thelbësore për familjet e prekura dhe të rikthejë një ndjenjë normaliteti në jetën e tyre. Ky kontribut është pjesë e angazhimit të Fondacionit Mane për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në nevojë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark