×
  • Biznes
  • Biznes

    Jumbo mbështet rikonstruksionin e kopshteve në Kosovë

    Insajderi
    02 February 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rikonstruksioni i kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë janë dy nga projektet e mbështetura së fundmi nga Jumbo, në kuadër të përgjegjshmërisë sociale dhe fokusit në kujdesin për mirëqënien dhe rritjen e fëmijëve.

    Tashmë rreth 400 fëmijë do të kenë hapësira të reja dhe të dedikuara argëtimi, si dhe ambiente të ngrohta, për një proces edukativ sa më të plotë dhe komod.

    “Ne synojmë të përmirësojmë kushtet në të cilat rriten dhe jetojnë fëmijët, duke patur si qëllim ndikimin pozitiv në komunitet,” u shpreh Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo në Kosovë. “Projekte të ngjashme do të vijojnë edhe përgjatë vitit 2023 e më tej.”

    Jumbo po sigurohet që misioni i tij të ketë ndikim, kopsht pas kopshti, kudo që është i pranishëm: në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë. Rikonstruksionet e fundit në Kosovë e çojnë numrin e kopshteve që kompania ka mbështetur së fundmi në shtatë.

    Jumbo koordinon projektet për komunitetin me përgjegjshmërinë sociale të Grupit BALFIN, për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Në bashkëpunim me organizata të njohura dhe me pjesëmarrjen e punonjësve të vetë kompanisë, Jumbo ka krijuar kushte të përshtatshme edukimi dhe rritjeje për grupmosha të caktuara ndër vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark