Insajderi
Biznes

Jumbo tashmë edhe në Pejë

Insajderi
14 July 2023 - 14:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jumbo tashmë edhe në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jumbo hapi sot dyert e dyqanit të tij të shtatë në Kosovë dhe të 23-të të rrjetit të tij, duke zgjeruar edhe më shumë prezencën në tregun vendas.

Dyqani i ri në qytetin e Pejës, me vendndodhje në “American Retail Park” do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme në blerje duke ofruar shërbim cilësor, produkte të standardeve europiane, me çmime konkurruese në treg.

Gjatë inagurimit Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo Kosova, falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen. Gjithashtu ndër të tjera përmendi se hapja e dyqanit të ri erdhi si kërkesë e tregut dhe Jumbo i plotëson më së miri nevojat e klientëve.

Ajo i ftoi të gjithë banorët e Pejës dhe zonave të afërta për të festuar hapjen e dyqanit të ri.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jumbo nuk është vetëm një dyqan, por një vend që i ofron klientëve mundësinë të përjetojnë çdo stinë, festë, dëshirë apo hobi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark