Stacioni Policor në Junik njofton se më datë 23.06.2026 është pranuar informacioni se një person i dyshuar posedon armë pa leje përkatëse, ku dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.
Policia menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, më datë 24.06.2026 është kryer kontroll/bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në Junik.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: “një (1) armë – pistoletë, një (1) karikator dhe trembëdhjetë (13) fishekë”.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.