×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp: “Top katërshja nuk është e pamundur”

    Insajderi
    05 March 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e sheh skuadrën e tij me potencial që të përfundojë në top katërshën e Premier Ligës.

    Ish-trajneri i Dortmundit nuk e sheh si të pamundur arritjën në katër pozitat e para, vende që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    “Ne kemi pasur një fillim të vështirë por ne jemi ende në një pozitë të mirë që të arrijmë objektivat që kemi”, ka thënë Klopp në konferencën e mbajtur për shtyp para ndeshjes ndaj Crystal Palace-s.

    Klopp shprehet se e di që do ta ketë të vështirë ndaj skuadrës modeste nga Londra, edhe pse Crystal nuk ka fituar asnjë nga 11 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi.

    “Ne kemi humbur ndaj tyre në shtëpinë tonë, tani është koha t’i marrim ato pikë pasi është një kohë shumë e rëndësishme e stinorit”, deklaroi Klopp.

    Dueli Crystal Palace-Liverpool do të zhvillohet të shtunen në stadiumin Selhurst Park me fillim nga ora 18:30.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark