Insajderi
Sport

Jurgen Uldedaj mbetet i pamposhtur, triumfon ndaj boksierit kilian

Insajderi
06 April 2025 - 09:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jurgen Uldedaj mbetet i pamposhtur, triumfon ndaj boksierit kilian
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Boksieri shqiptar ka mposhtur edhe kundërshtatin e radhës, boksierin nga Kili, Gerardo Mellada.

Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, e cila është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.

Ka qenë një ndeshje e fortë, e luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar.

Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark