Çifti i shumë përfolur Justin dhe Hailey së fundmi kanë realizuar një sesion fotografik për revistën italiane Vogue.
Në njërën nga imazhet e ndara në llogarin e saj në instagram Hailey dhe Justin shihen me sy mbyllur duke ndjerë afërsinë e njëri tjetrit.
Ndërsa fotografia e dytë e publikur nga modelja vjen shumë më ndryshe nga e para ku këngëtari shihet gjysmë i zhveshur duke ledhatuar bashkëshorten e cila duket mjaft tërheqëse me një fustan të zi të hapur në pjesën e këmbës.