Selena Gomez nuk ishte në Met Gala, por fansat e këngëtares u kujdesën që prezenca e saj të ndihej. Ata filluan të brohorisnin emrin e saj teksa Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ecnin në tapetin e kuq.
Justin dhe Hailey u munduan t’i injoronin thirrjet, ndërsa videoja u bë virale në YouTube dhe rrjetet sociale.
Fansat e lidhjes së Bieber dhe Gomez e kanë pasur të vështirë të ecin përpara, edhe pse Justin duket lumturisht i martuar me Hailey-n.
Bieber u detyrua të fliste rreth ngacmimeve të fansave të Selena-s ndaj Hailey-t gjatë një bisede të drejtpërdrejtë në Instagram në dhjetor 2020.
Ai iu përgjigj një fansi që tha se duhej ta bombaronin me komente për Jelena-n (emri me të cilin thirrej ish-çift Justin dhe Selena) dhe të thoshin se Selena është më e mirë:
“Ky justifikim i trishtuar i një njeriu i inkurajoi njerëzit në video që të sulmojnë gruan time duke u thënë njerëzve që të thonë se marrëdhënia ime e mëparshme ishte më e mirë dhe kështu me radhë. Është jashtëzakonisht e vështirë kur shoh njerëz si ky që bëjnë thirrje për të ngacmuar personin që dua më shumë në këtë botë. Nuk është e drejtë.”
Edhe Gomez u tha fansave që nëse duan të jenë fansat e saj duhet të sillen mirë me njerëzit dhe diçka që ajo nuk toleron janë vajzat që mundohen të ulin vajzat e tjera.
Bieber dhe Gomez ishin të lidhur që prej adoleshencës dhe u ndanë në fillim të 2018. Pas ndarjes, Justin u rikthye te Hailey, me të cilën u martua në heshtje në shtator 2018 dhe bënë dasmën një vit më vonë.