×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jusuf Azemi denoncon disa keqpërdorime me punëtorë në ndërmarrjen publike “Trepça”

    Insajderi
    09 May 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka denoncuar një rast i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e punëtorëve praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”.

    Azemi njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

    Kësisoj, Azemi shprehet se bazuar në vendimin e nxjerr nga vetë ndërmarrja, “Trepça” është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofrojë ushqim, transport si dhe uniformën falas.

    Por, ai tregon se sipas punëtorëve, grupi i parë “deri diku” i ka pasur këto kushte.

    “Sipas punëtorēve grupi I parë deri dikun i ka pasur këto kushte, kurse grupi prej 120 jo, nuk kanë transport, nuk kanë ushqim, kanë hyr në muajin e tretē pa ua bërë pagesën prej 100 euro në muaj”.

    Konkursi është hapur më 20.05.2022 për 180 pozita të lira për praktikant.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark