Insajderi
Sport

Juventusi planifikon transferimin e ish-yllit të Milanit

Insajderi
18 April 2026 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Juventusi planifikon transferimin e ish-yllit të Milanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Tuttosport, Juventus ka identifikuar mesfushorin e Al-Ahli, Franck Kessie, si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti po kërkon të përforcojë mesfushën me një lojtar të fortë dhe të gjithanshëm, i cili do të formonte dyshe me Manuel Locatelli dhe Khephren Thuram.

Profili i Kessiet konsiderohet ideal për kërkesat taktike të klubit.

Kontrata e mesfushorit me klubin saudit skadon në qershor, ndërsa ai ka refuzuar një ofertë rinovimi. Kjo e bën një rikthim në Serie A një opsion shumë të mundshëm.

Megjithatë, lojtari do të duhej të pranonte një ulje të ndjeshme page nëse do t’i bashkohej “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi po monitoron gjithashtu disa alternativa të tjera për mesfushën. Një prej tyre është Leon Goretzka i Bayern Munich, i cili gjithashtu është një lojtar i lirë dhe është në radar edhe të Milanit.

Në listën e bardhezinjve janë gjithashtu edhe Ederson i Atalantas, Xaver Schlager i Leipzig, si dhe Manuel Ugarte i Manchester United.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark