×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    K O N K U R S: Inxhinier/e Mbikëqyrës/e dhe Projektues/e në Punët e Instalimeve të Ujësjellësit dhe Kanalizimit

    Insajderi
    06 December 2023 - 10:56

    Titulli i punës: Inxhinier/e Mbikëqyrës/e dhe Projektues/e në Punët e Instalimeve të

    Ujësjellësit dhe Kanalizimit

    I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Planifikim dhe Projektim

    Niveli i pagës: 4.1

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit dhe Shefi/ja i/e Zyrës së Projektimit dhe Inxhinieringut (ZPI);
    2. Ndihmon Udhëheqësin/en e Divizionit bashkë me zyrtarët e lartë të tjerë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për ZPI-në;
    3. Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tjerë në kuadër të Divizionit për përmbushjen e objektivave të ZPI-së;
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me Udhëheqësin/en i/e Divizionit;
    5. Bën projektimin e instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për projektet që janë në objektivin e menaxhmentit të NPB-së;
    6. Bën harmonizimin e projekteve të arkitekturës, statikës, elektrikës, ngrohjes, klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit, komunikacionit dhe infrastrukturës rrugore;
    7. Konsulton dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmia e inxhinerisë së ndërtimit, respektivisht hidroteknikës, duke përfshirë politikat dhe masat e domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë;
    8. Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme për planifikim, projektim dhe mbikëqyrje;
    9. Përgatit paramasat dhe parallogaritë për ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas planifikimit të NPB-së;
    10. Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit dhe Shefi/ja i/e ZPI-së;
    11. Menaxhon punët e operimit teknik, programin e ndërtimit, adaptimit, renovimit, enterierit të ndërtesave të banimit, afarizmit dhe ndërtesave apo/dhe projekteve tjera;
    12. Bën mbikëqyrjen profesionale të projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimit sipas projektit kryesor, kontrollon dhe aprovon situatat e përkohshme gjatë realizimit të projekteve;
    13. Kontrollon dhe vërteton cilësinë e instalimeve në bazë të rregullave, standardeve dhe normativave teknike;
    14. Bën kontrollimin, evidentimin dhe firmosjen e dokumentacionit relevant gjatë projektimit dhe realizimit të projekteve (p.sh. raportet e ndryshme, situacionet mujore etj);
    15. Monitoron ekipet që janë në terren nëse janë duke  përmbushur detyrat e deleguara sipas planit të përcaktuar më parë për projektim, zhvillim, mbikëqyrje dhe dorëzim;
    16. Jep udhëzime për kryerësin e punimeve;
    17. Shefi/ja i/e Zyrës së Projektimit dhe Inxhinieringut dhe Udhëheqësi/ja i/e Divizionit mund t’a ngarkojnë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
    18. Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryejë detyra tjera.

    Kualifikimet:

    Diplomë universitare në Ndërtimtari – Drejtimi i Hidroteknikës;

    Përvojë pune së paku 2 vite në këtë lëmi;

    Kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale;

    Njohja e gjuhës angleze.

    Aftësitë:

    Aftësi kompjuterike posaçërisht në sistemet kompjuterike në fushën e teknikës si AutoCAD, ArchiCAD;

    Aftësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office;

    Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;

    Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;

    Shkathtësi për punë administrative dhe njohuri adekuate për punë në zyrë duke përfshirë njohurinë për përpilimin e shkresave adekuate profesionale;

    Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

    Etikë në punë dhe integritet;

    Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.

    Procedura e Konkurrimit

    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

    Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    Aplikacioni i NPB-së;

    Dëshmitë për Shkollim- Diploma  Universitare në Ndërtimtari – Drejtimi i Hidroteknikës

    Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite nga kjo lëmi

    Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

    Kopjen e letërnjoftimit;

    Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data  07.12.2023 deri më  21.12.2023

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    23 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark