×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    K O N K U R S: Punëtor/e i/e Elektrikës

    Insajderi
    06 December 2023 - 10:50

    Titulli i punës: Punëtor/e i/e Elektrikës

     I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Elektrikës në Divizionin e Intervenimeve Ndërtimore të Përgjithshme

    Niveli i pagës: 7

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi ( puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori i Grupit dhe Udhëheqësi i Divizionit për Intervenime Ndërtimore të Përgjithshme (më tutje DINP);
    2. Koordinon punët me punëtorët tjerë së bashku me Kryepunëtorin e Grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DIU-në;
    3. Bashkëpunon ngushtë me Kryepunëtorin e Grupit për përmbushjen e objektivave të DIU-së;
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me kryepunëtorin e grupit dhe anëtarët e tjerë të grupit;
    5. Kryen punime axhusterie, kuotimi, hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve, shtrirja e kabllove dhe përçuesve, shtrirja e gypave, vendosja e kutive dhe tabelave, lidhja e qarqeve sipas skemave të instalimit, montimi i elementeve të instalimit, montimi i tabelave (ormanëve), montimi i kyçësit shtëpiak, kryerja e tokëzimit, instalimi i rrufepritësit, instalimi elektrik i një banese, vendosja e pajisjeve ndriçuese, instalimet mbi sipërfaqen e murit, instalimet elektrike në dysheme, instalimi i burimeve rezervë, instalimi i rrjetit të antenave televizive, instalimi i linjave telefonike dhe instalimi i interfonit;
    6. Është përgjegjës për punët e DIU në punët e rrjetit të energjisë elektriket të tensionit të ulët;
    7. Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Kryepunëtori si dhe koordinon punët që ndërlidhen me mirëmbajtjen e instalimeve të energjisë elektrike në hapësirat ku NPB operon si në mirëmbajtjen e rrjetave ekzistuese, riparimin e rrjetave të tensionit të ulët si dhe shtrimin dhe funksionalizimin e rrjetave me nivel të ulët të tensionit sipas kërkesave të NPB;
    8. Përgatit dhe vendos në funksion energjinë elektrike nga kutia shpërndarëse dhe nga kutia deri në trafon furnizues të kyçjes së hapësirave te NPB;
    9. Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët e mirëmbajtjes së instalimeve të energjisë elektrike;
    10. Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’i zëvendësojë dhe të kryej detyrat të tjera;
    11. Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës së mesme;

    • Preferohet përvojë pune në lëminë e elektrikes;

    • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjate karrierës profesionale;

    • Patentë shofer, kategoria B.

    Aftësitë:

    • Njohje të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë elektrike;

    • Të ketë kujdesë të shtuar dhe të respektojë normat për siguri në punë;

    • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

    • Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;

    • Të jetë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të madhe;

    • Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;

    • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;

    • Të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;

    • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

    • Etikë në punë dhe integritet.

    Procedura e Konkurrimit

    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    Aplikacioni i NPB-së;

    Dëshmitë për Shkollim- Diplomë e shkollës së mesme

    Përvojë pune në lëminë e elektrikes

    Patentë shofer kategoria-B

    Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

    Kopjen e letërnjoftimit;

    Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data 07.12.2023 deri më  21.12.2023

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    23 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark