Titulli i vendit të punës: Udhëheqës/e i/e Divizionit për Mirëmbajtje të Rregullt dhe Intervenime I raporton: Menaxherit/es të/së Departamentit për Mirëmbajtje dhe Renovim të Ndërtesave Niveli i pagës: 4 Orët…
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës/e i/e Divizionit për Mirëmbajtje të Rregullt dhe Intervenime
I raporton: Menaxherit/es të/së Departamentit për Mirëmbajtje dhe Renovim të Ndërtesave
Niveli i pagës: 4
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Menaxheri i Departamentit për Mirëmbajtje dhe Renovim të Ndërtesave (DMRN) që kanë të bëjnë me Divizionin për Mirëmbajtje të Rregullt dhe Intervenime (DMRrI);
- Ndihmon Menaxherin e DMRN-së bashkë më udhëheqësit tjerë të Divizionit në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
- Koordinon punët me Divizionet tjera në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e
aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DMRN-në;
- Bashkëpunon ngushtë me Shefin e Zyres së Projektimit dhe Inxhinieringut për përmbushjen e objektivave të DMRN-së;
- Menaxhon kohën e tij/saj dhe të stafit ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat e punëve dhe detyrave në DMRrI;
- Merr pjesë në mbledhjet e rregullta me Menaxherin e DMRN-së;
- Udhëheq, mbikëqyr, organizon dhe koordinon të gjitha punët në DMRrI;
- Organizon programimin e ndërtimit, renovimit, adaptimit dhe interierin e objekteve banesore, lokaleve afariste apo/dhe projekteve tjera;
- Është përgjegjës që të informoj, raportoj Menaxherin e DMRN-së për ecuritë e punëve;
- Kontrollon punët e Mbikëqyrësve në kuadër të DMRrI-së, të inxhinierëve në punët ndërtimore, ndërtimoro-zejtare, punët instaluese (elektrike, nxemje qendrore, ujësjellës dhe kanalizim, komunikacion dhe infrastrukturë rrugore, punët në ashensorë), në përputhje me normat dhe standardet teknike si dhe të pastrimit;
- Përcjell dinamikën e punëve gjatë ndërtimit, rikonstruimit, adaptimit të objekteve sipas kontratës dhe dokumentacionit tekniko – investiv;
- Jep udhëzimet e nevojshme gjatë procesit të ndërtimit të objekteve, koordinon punët realizuese, si dhe siguron funksionim teknik të sigurtë në vendin e ndërtimit;
- Kontrollon dhe aprovon në të shkruar situatat e përkohshme dhe përfundimtare për punët e kryera;
- Përgatit raportet e punës në baza javore, mujore, vjetore për Divizionin;
- Merr pjesë në punët gjatë formimit të çmimit përfundimtar në kuadër të DMRN-së;
- Bën vlerësimin e secilit të punësuar në Divizionin që menaxhon në baza mujore, gjashtë mujore dhe vjetore;
- Siguron që niveli dhe sistemet të jenë adekuate për përmbushjen e funksioneve të DMRrI-së;
- Siguron që stafi të ketë kualifikimin dhe trajnimet e duhura, mban një pasqyrë për trajnime dhe organizon ato sipas nevojës në koordinim me Burimet Njerëzore;
- Mbikëqyr stafin e Divizionit në përmbushjen e objektivave të bazuara në planin e punës;
- Merr masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë performancë të dobët në përmbushjen e detyrave të punës në koordinim me Divizionin e Burimeve Njerëzore;
- Kontrollon punët dhe mban mbledhje me stafin përgjegjës për punët e kryera dhe pengesat në punë përbrenda Divizionit;
- Menaxheri i DMRN-së mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
- Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryejë detyra tjera.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare;
• Përvojë pune 3 vite;
• Preferohet 1 vit përvojë pune profesionale, menaxheriale ose organizative;
• Kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale.
Aftësitë:
• Aftësi kompjuterike, posaçërisht mbi sistemet kompjuterike në fushën e teknikës si AutoCAD, ArchiCAD, Photoshop, Lumion, 3ds Max;
• Aftësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office, posaçërisht ato llogaritare;
• Preferohet njohja e gjuhës angleze;
• Njohuri në planifikim dhe kontrollë;
• Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
• Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
• Etikë në punë dhe integritet.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmitë për Shkollim- Diploma;
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 21.08.2023 deri më 04.09.2023
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.