Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Takime me Banorëdhe Kontraktim- 1 (një) pozitë
I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Shitje dhe Kontraktim
Niveli i pagës: 6
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Takime me Banorëdhe Kontraktim
I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit të Shitjes dhe Kontraktimit
Niveli i pagës: 6
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Aftësitë:
Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
Preferohet njohja e gjuhës angleze;
Në gjendje për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur;
Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
Etikë dhe integritet në punë;
Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
Aplikacioni i NPB-së;
Dëshmin e Shkollës së mesme;
Dëshmitë për përvojën e punës 1 vjeçare, e preferuar në marrëdhënie me klientë;
Kurse dhe trajnime tjetra profesionale gjatë karrierës;
Preferohet Patentë shofer kategoria B;
Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 06.11.2023 deri më 20.11.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.