Titulli i punës: Zyrtar i/e lartë ligjor/e I raporton: Menaxherit/es së Departamentit Ligjor Niveli i pagës: 5 Orët e Punës: 40 orë në javë Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të…
Titulli i punës: Zyrtar i/e lartë ligjor/e
I raporton: Menaxherit/es së Departamentit Ligjor
Niveli i pagës: 5
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Jep këshilla profesionale në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit nga fushëveprimi i Ndërmarrjes;
- Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e Ndërmarrjes në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
- Siguron përputhshmërinë e projektligjeve dhe akteve tjera nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë;
- Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
- Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
- Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
- Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë tjera brenda dhe jashtë Ndërmarrjes për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
- Përpilon prapësimet, ankesat dhe shkresat e ndryshme në procedura;
- Përpilon raporte periodike lidhur me ecurinë e ekzekutimeve të lëndëve;
- Mban korrespodencë të vazhdueshme me përmbaruesit privat përkitazi me lëndët ku Ndërmarrja është palë ne procedurë;
- Mban evidencat për lëndët e inicuara dhe te përfunduara në procedurë përmbarimore;
- Me autorizim nga Menaxheri përfaqëson Ndërmarrjen në kontestet gjyqësore në të gjitha gjykatat dhe organet tjera administrative;
- Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore lidhur me punët;
- Në rast të mungesës së ndonjërit prej zyrtarëve apo përfaqësuesve të Departamenti Ligjor, zëvendëson dhe kryen detyrat e të njëjtit përgjatë mungesës së tij.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare, Fakulteti Juridik;
- Së paku 2 vite përvojë pune;
- Preferohet përvojë në përfaqësim juridik;
- Trajnime profesionale gjatë karrierës;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.
Aftësitë:
- Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë etikë në punë dhe integritet.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmitë për Shkollim- Diploma;
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 14.08.2023 deri më 28.08.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.