
Ndërkohë që sot nga ora 14:00 pritet të nis takimi i grupit punues për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, vendit i erdhi një deklaratë mbështetëse nga Gjermania. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se vendi i saj ka bërë fushatë pasi beson se ka ardhur koha për për liberalizim të vizave për Kosovën
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka përsëritur qëndrimin “shumë të qartë” të Gjermanisë se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se pa këtë njohje nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.
Baerkock po ashtu ka thënë se ka ardhur koha për liberalizim të vizave për Kosovën e se kjo çështje është “prioriteti më i lartë”.
Duke folur për takimin që do të mbahet sot mes ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, ajo tha se Gjermania ka bërë fushatë që kjo temë të kthehet në rend të ditës.
“Dhe mund të premtoj se do të angazhohemi dhe që të sqarojmë të gjitha pyetjet dhe dyshimet që mund të kenë partnerët tanë në Francë, dhe që të mos ketë vonesa në zbatim”, ka thënë diplomatja gjermane.
Gërvalla-Schëarz ka thënë po ashtu se në rajon ka pasiguri për shkak të ndikimit rus.
“Ne nuk duhet të harrojmë frontin e dytë të Putinit dhe ai është Ballkani”, ka thënë ajo.
Ajo kujtoi, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, duke marrë shkas nga marrëveshja e nënshkruar së fundmi në Nju Jork mes dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve për sinkronizimin e politikës së jashtme.
“Ne në rajon morëm mesazhin se duhet të kemi frikë për sigurinë tonë. Në fund të fundit, çfarë do të thotë sinkronizimi me politikën e jashtme ruse? Ne tani e dimë politikën e jashtme ruse, dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se presidenti serb Vuçiq nuk do të bëjë asnjë hap pa Putinin”, ka thënë Gërvalla duke u kërkuar evropianëve tone më të qarta në drejtim të Beogradit. /Gazeta Insajderi