×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka filluar takimi mes liderëve politikë

    Insajderi
    08 February 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar takimi i organizuar nga Presidentja Atifete Jahjaga me përfaqësues të partive politike.  Në takim janë duke marrë pjesë Kryeministri Isa Mustafa, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    I pranishëm në takim është edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

    Ky është takimi i parë i mbajtur mes përfaqësuesve të partive në tentim të gjetjes së një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend dhe u bë i mundur vetëm pas pranimit të ftesës nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të ulet për biseda me partitë e koalicionit qeverisës.

    Deri më tani, një takim i tillë ishte refuzuar nga të gjitha partitë politike të cilat kanë dalë kryesisht me qëndrime të përbashkëta për iniciativa të tilla.

    Dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, kanë refuzuar të marrin pjesë, duke thënë se janë të gatshëm të shkojnë në takime të tilla vetëm nëse në to diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Përplasjet në mes të partive opozitare dhe Qeverisë së Kosovës filluan në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi që Kryeministri Isa Mustafa nënshkroi një marrëveshje me Serbinë në Bruksel për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Që nga ajo kohë, opozita ka bllokuar seancat e Kuvendit të Kosovës ndërsa janë organizuar edhe disa protesta të cilat kanë eskaluar në dhunë.

    Një protestë nga ana e partive të opozitës është thirrur të mbahet edhe më 17 shkurt./Insajderi

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark