Ka nisur seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës, vendimi pritet të merret brenda gjysmë ore.
Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt.
Ajo i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia, shkruan Indeksonline.
Ajo para trupit gjykues po kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të saj.
Kurse Ministria e Drejtësisë së Serbisë, dje i ka dërguar Francës disa dokumente shtesë në të cilat ka kërkuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt.
Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. /Insajderi.com
Më shumë nga Dosja Grande
Shteti italian: Ukë Rugova, i dyshuar për përfshirje në krim ndëkombtarë