×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ka një opsion si të lexosh mesazhet në Instagram pa e kuptuar dërguesi

    Insajderi
    11 August 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mcsuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton.

    Nëse nuk dëshironi që dërguesi ta dijë që ju keni lexuar mesazhin e tyre, atëherë kjo është mënyra se si mund ta bëni këtë.

    Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të por përdoruesit sapo e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa jua lënë “seen”.

    Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë. Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre.

    Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.

    Kjo metodë në fakt është prezantuar për ndaluar mesazhet që ndikojnë në shëndetin mendor, por është gjithashtu një metodë mjaft e mirë nëse ju dëshironi të injoroni dikë.

    Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta “un-restrict”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark