"Ka pasë vetë qejf kjo", "Veshja provokuese"- Komentet morbide shpërfaqin rrezikun e madh nga pedofilia në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka pasë vetë qejf kjo”, “Veshja provokuese”- Komentet morbide shpërfaqin rrezikun e madh nga pedofilia në Kosovë

    Insajderi
    30 August 2022 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është tronditur pas lajmit se një 11 vjeçare po dyshohet se u dhunua nga pesë persona. Reagime të ashpra ka pasur kundërdrejt këtij veprim monstruoz të të dyshuarve. Por po ka edhe të atillë që po e arsyetojnë këtë krim që po dyshohet se u krye.

    Rrjetet sociale janë mbushur nga komentet morbide që shpërfaqin rrezik të madh për pedofili në Kosovë.

    Dhunuesit po gjejnë përkrahje. Nuk janë të pakta komentet që po e fajësojnë viktimën veç 11 vjeçare. Emrat e të cilëve kemi vendosur t’i publikojmë.

    Arsim Lakna shkruan “Shumë e lehtë mos me ndodhë kjo veç mos me dal gati cullak gjinia femërore jo po edhe fëmijët në klasë të parë ja kemi nis me i eduku qysh mu zhvesh”, koment ky i cili është pëlqyer nga disa persona.

    Ndërkohë, një koment tjetër tejet i rëndë është shkruar nga Liridona Shala “Kërrkush me forcë nuk të shtinë brenda pa ja lu bishtin”.

    Leutrim Hazbi Tafallari thotë se “Veshja provokuese e gruas dhe kështu vjen pasoja”, ky koment ka marrë 12 like.

    Ilir Berisha ndërkohë shkruan “Gabim me u brengos se gjinia femërore janë prishur i mbyti kurvallaki, plus i jeni të drejta plus mashtrojnë”, shkroi ai.

    Komenti tjetër tejet monstruoz është ai i Valmir Morinës, i cili as nuk di të shkruaj, por për hir të korrektësisë është kthyer në gjuhën standarde.

    “Kishte dëshirë të provojë gjashtëshe, por i paskan dalë hundësh. Ajo duket të jetë mësuar me nga dy ose tre, por s’i ka bërë mirë llogaritë. E zonja, provoi me pesë, por paska rënë në hundëlesha. Po të ishte me një ose dy, mund ta dhunojnë, por me pesë, ka dashur kjo vetë, sikur Lidra, qeni i lagjes, me një gyp. Si një qen arash, edhe kjo ka dashur të bëjë marrëdhënie”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark