
Alp Krasniqi, tetë vjeçar nga Komuna e Gjilanit, është raportuar i humbur.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit kanë nisur menjëherë kërkimin për gjetjen e tij.
Pas apelit për ndihmë, gjatë orëve të vona të së dielës, shumë qytetarë janë bashkuar në përpjekjet për të gjetur Alpin i cili sipas familjarëve është me autizëm.
Sipas raportimeve, Krasniqi është humbur nga zona e lagjes “Kërshnik” në qytetin e Gjilanit dhe ende nuk është gjetur.
Policia vazhdon të kërkojë informacion nga çdo qytetar që mund të ketë parë ndonjë shenjë të Alp Krasniqit, dhe ka ftuar ata që kanë informacione të kontaktojnë menjëherë me autoritetet.
Në një postim në rrjetet sociale familjarët lanë një numër kontaktues nëse dikush e gjen Alpin e vogël: 049/902-750.
Ndër të tjera, familjarët kanë treguar edhe se kishte qenë i veshur vogëlushi gjatë ditës së sotme.