Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë të ditur kandidaturën e saj për zgjedhjet e ardhshme, duke u thirrur në vlerat themelore të shtetit të Kosovës dhe trashëgiminë politike të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
Në një postim publik, Kabashi-Muçaj ka cituar fjalët e Rugovës “Liri, Pavarësi, Demokraci”, duke theksuar se këto vlera kanë lindur në Istog dhe vazhdojnë të jetojnë te qytetarët e këtij vendi.
“Ato janë vlera që na kanë mbajtur në këmbë dhe na udhëheqin edhe sot. Më 28 dhjetor, me besim te qytetarët e këtij vendi dhe te e ardhmja e fëmijëve tanë, i japim kuptim votës sonë”, ka shkruar ajo.
Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj kandidon me numrin 15, duke theksuar angazhimin e saj për Istogun dhe për Kosovën.
“Për Istogun, për Kosovën”, ka shkruar ajo.