Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar qeverinë e vendit për situatën që është duke ndodhur në komunat veriore.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se ekzekutivi e ka humbur epërsinë ndërkombëtare të Kosovës karshi Serbisë.
Kabashi-Rama ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk është duke punuar për të gjithë qytetarët.
“Është fatkeqësi të shohësh që kryeministri definitivisht nuk është duke punuar për të gjithë vendin, ai është duke punuar vetëm për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Në fakt ai është kryeministër i krejt vendit, i të gjithë qytetarëve. Ai është duke e keqpërdorur shumë rëndë emocionin dhe atdhedashurinë që kosovarët e kanë për vendin e vet, duke dhënë doza të nacionalizimit dhe duke e përdorur veriun që t’i ngrit këto emocione aq lartë sa ne të verbohemi e të mos shohim sa keq është situata në fushat tjera”, ka thënë Kabashi-Rama.