Insajderi
Lajme

Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, posedonte armë zjarri

Insajderi
16 February 2026 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, posedonte armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 14:20, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Kaçanik, njofton se ka pranuar një informatë se personi D. K. (21 vjeç), posedonte armë zjarri.

Gjatë bastisjes në fshatin Kovaçec është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), konfirmon policia.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti  “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, informon PK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark