"Kaçaniku humbi një zyrtar policor, një ish-luftëtar të UÇK-së", Zv.minsitri Raka shkruan për policin e vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kaçaniku humbi një zyrtar policor, një ish-luftëtar të UÇK-së”, Zv.minsitri Raka shkruan për policin e vrarë

    Insajderi
    02 April 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic është vrarë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Rreshteri Muhamed Lika humbi jetën në kushte të pasqaruara, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen është ende në arrati.

    Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe zv.ministri në detyrë i Mjedisit, Jeton Raka, shkruan Insajderi.

    Ai ka shprehur keqardhjen për vrasjen e Lika dhe ka theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si ish-luftëtar i UÇK-së dhe zyrtar policor.

    Në postimin e tij në Facebook, Raka shkruan: “Kaçaniku humbi një zyrtar policor, një ish-luftëtar të UÇK-së, që la pas një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve.”

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi lajmin për Insajderin, duke shtuar se motivet e krimit ende nuk janë të qarta.

    “Jemi duke punuar intensivisht, ende nuk ka diçka të re”, tha ai shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark