Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është e bindur që Hashim Thaçi nuk do të zgjidhet President i Kosovës.
Sipas saj, opozita do të përdor të gjitha mjetet e mundshme që të pengojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës por edhe në sallat tjera.
Por në rast se pozita do të vendoste ta zgjidhte presidentin në një sallë alternative, sipas Kadaj-Bujupit, atëherë presidenti do të ishte vetëm president i atyre që e zgjedhin dhe jo figurë unifikuese e vendit.
“Presidentin mund ta zgjedhin në atë sallën e bufesë që janë duke e rinovuar këto ditë, por pyetja është se cili është kredibiliteti i një presidenti të zgjedhur në bufe”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi ka thënë se Thaçi nuk e plotëson asnjë kriter për të qenë president sepse “ai është fajtori kryesor përse Kosova është vendi më i korruptuar”.