×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kadaj-Bujupi thotë se po maltretohet, kjo është arsyeja

    Insajderi
    12 January 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pal Lekaj, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj- Bujupi sot janë paraqitur para gjykatës, ku janë deklaruar si të pafajshëm për akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Ish deputetja Kadaj- Bujupi tha se po vazhdojnë të maltretohen për këtë rast.

    “7 vjet pas, prokurorit të rastit dhe gjykatës i ra ndërmend tek sot të kërkojnë ekspertizë balistike dhe një deshmitar shtesë për periudhen e gazit lotsjellës në kuvend. Ne vazhdojmë të maltretohemi për rastin e njejtë, në procedura të ndara, që në parim do duhej bashkoheshin në një të vetme me qëllim të ekonomizimit të procedurës, kohës sonë e të gjykatës”, është shprehur Kadaj- Bujupi për Express.

    Ajo deklaroi se “zvarritja” e këtij procesi gjyqësor e privon atë nga e drejta për t’u zgjedhur.

    “Mbi të gjitha, zvarritja e këtij procesi neve na privon nga njëra prej të drejtave bazike të njeriut, të drejtës për të u zgjedhur”, tha ajo

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

    Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark