Roodney Dixon, avokat i Kadri Veselit, bashkë me klientin e tij kanë ndërhyrë dy herë teksa gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, po merrte në pyetje dëshmitarin e radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, Shukri Bujën.
Fillimisht ishte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ai që kërkoi që të përmirësohej në transkript fjala “shtab zone” dhe të mos jetë “Shtabi i Përgjithshëm”, ku më pas u mor në konsideratë nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.
Teksa po e pyeste gjykatësi Barthe dëshmitarin Buja për rolin e sektorit të zbulim kundër zbulimit në Zonën e Nerodimes dhe kontaktet me Elmi Reçicën si shef i këtij sektori.
Për mënyrën se si parashtronte pyetje përmes kundërpyetjeve, ndërhyu mbrojtja e Thaçit. Gjegësisht avokati Dixon. Ai tha se pjesa e kundërpyetjeve s’i takon panelit gjykues.
Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme: