Kadrijaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta adresuar ‘bllokadën’ në Kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta adresuar ‘bllokadën’ në Kushtetuese

    Insajderi
    09 May 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.

    “I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses. I kemi nënshkrimet edhe të LDK-së meqenëse sot është e premte, do të mblidhemi edhe të dielën në seancë për nënshkrime të tjera, qoftë edhe të komuniteteve dhe të PDK-së dhe do të procedojmë. E kemi rendin e ditës, i kemi marrë të gjitha transkriptat e seancave plenare. Është e përpiluar kërkesa dhe do të hartohen nga ekspertë të Kushtetutës dhe do të dërgohet në Kushtetuese të hënën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark