Kafiteria suedeze ku punonte Liridona bën një gjest human për dy fëmijët e vegjël - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kafiteria suedeze ku punonte Liridona bën një gjest human për dy fëmijët e vegjël

    Insajderi
    03 December 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stafi i punës ku punonte Liridona Ademaj në Suedi ka shprehur ngushëllime për humbjen e punëtores së tyre.

    Përmes një mesazhi ngushëllues e mjaft prekës, nga kafeneja ku ka punuar tashmë e ndjera Ademaj shprehin dhimbje të madhe.

    Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë”, shkruan në postimin e ‘Lejas Cafe’ në Facebook.

    Por, stafi i saj ka treguar një gjest human për fëmijët dhe familjen e Liridonës.

    Në një koment në postimin që kanë bërë në Facebook, njoftojnë se të gjithë personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Ademaj dhe dy fëmijët e saj mund ta bëjnë përmes kafenesë “Lejas”, shkruan Gazeta Insadjeri.

    Mjetet e mbledhura do të shkojnë tek familja e të ndjerës, bëjnë të ditur në koment.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark