Në rrjetet sociale është bërë virale një video e realizuar në një dasm shqiptare ku shihet qartë abuzimi i një kafshe.
Videoja dyshohet se është bërë në rrethinën e Shkodrës, ku paraqën dasmorët duke i dhënë pije alkoolike me zor.
Kjo video mori shumë reagime edhe nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, por nuk i’u ka ikur as personave publik, disa prej të cilëve reaguar.
Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, vendosi që reagimin e saj ta shprehë përmes një komenti tek një faqe që e ka publikuar videon në “Instagram”.
“Vetëm në rituale sataniste që i përkasin djallit mund të ndodhin këto krime! Mos gëzofshin kurrë”, shkroi Armina.
Në postimin e njejtë bëri një koment edhe këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, të cilën njëkohësisht është edhe avokate e të drejtave të kafshëve.
Ajo thotw se ka frik ta ripostoj në “Instagram” videon për shkak se mund t’i motivojë shpirtligët me të njëjtat qëllime.
“Kam frikë ta bëj ‘share’, se u jap ide monstrave të tjerë potencial. Jam përtej fjalëve. Horror”, shkroi Kokëdhima në reagimin e saj.
Në “Instastory” guxoi ta rishpërndaj dhe të tregoj revoltën e tij lidhur me ngjarjen, producenti i njohur shqiptarë, Don Arbas.
Ai krahas videos shkroi “Kafshët duke e torturuar Dashin. Zoti ju djegtë”.