Kalendarit të festave në Kosovë pritet t`i shtohet edhe Dita e Egjiptianëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kalendarit të festave në Kosovë pritet t`i shtohet edhe Dita e Egjiptianëve

    Insajderi
    21 October 2016 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon e ndoshta edhe në Evropë që kanë numrin më të madh të festave zyrtare.

    Aktualisht në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë janë gjithsej njëmbëdhjetë festa, duke përfshirë edhe Ditën e Evropës, një festë që nuk e kremtojnë as shtetet që janë pjesë e BE-së. Ndërsa, jorrallëherë bëhet edhe lidhja e ditëve festive me ditët e fundjavës, duke bërë kështu që institucionet dhe qytetarët që punojnë të pushojnë me ditë të tëra.

    Mirëpo, Ligji aktual i Festave Zyrtare sipas deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe njohëseve të çështjeve legjislative do të duhej të rishikohet dhe të ndryshohet, në mënyrë që të shkurtohet një numër i festave të cilat aktualisht festohen në Kosovë.

    Ndërkaq, listës së festave në vendin tonë pritet t’i shtohet edhe një festë tjetër, ajo e komunitetit egjiptian. Kjo pasi që anëtarët e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në mënyrë unanime kanë votuar që të procedohet për në Kuvend ligji, i cili e njeh të drejtën memoriale të Ditës së Egjiptianeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark