Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi i doli flaka këtë të diel, duke krijuar aq shumë tym saqë nuk dukeshin fare retë mbi Moskë. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por se mediat ruse kanë thënë se ishte aksidentale.
Gjenerali rus Igor Konashenkov i tha Agjencisë ruse të lajmeve, se ndërtesa e Ministrisë është djegur vetvete, derisa u shua zjarri pas një ore. Nga ndërtesa ishin evakuuar rreth 50 persona. Nuk raportohet për viktima.
Ministria e situatave emergjente në Rusi njoftoi se zjarri kishte mbuluar një sipërfaqe rreth 50 metra katrorë. Agjencia ruse e lajmeve “SPUTNIK” tha se çatia e ndërtesës u shkatërrua. Ndërsa Interfax, duke e cituar një burim të saj, raportoi se zjarri mund të ketë nisur për shkak të një defekti elektrik.
Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 1940 ndërsa është rinovuar në vitin 1980. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Mbrojtjes mbikëqyr operacionet në ndërtesë, e cila është qendra më e lartë komandës për forcat e armatosura ruse.