Në Kuvendin e Kosovës, pas nje debate për amendantin e 17-të të Projektligjit për Sponsorizime dhe Donacione në fushën e Kulturës, Rinisë e Sportit, u votua ky projektligj.
Votat pro këtij projektligji ishin më të mëdha se ato kundër dhe abstenim, duke bërë që të kalojë ky projektligj në ligj.
Ligji do të futet në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. /Insajderi.com