Insajderi
Lajme

Kalon në lexim të parë Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Insajderi
05 October 2026 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kalon në lexim të parë Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me 81 vota për, asnjë kundërshtim dhe asnjë abstenim është votuar Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të parë.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se këtë projektligj po e presin qytetarët pa durim, shkruan Insajderi.

Projektligji parasheh krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë dhe bartësve të funksioneve publike, kur ekziston dyshim për mospërputhje të konsiderueshme mes pasurisë dhe të ardhurave të ligjshme.

Sipas projektligjit, Byroja do të ketë rol në mbledhjen, analizimin dhe verifikimin e informatave për pasurinë, ndërsa nuk do të ketë kompetencë që vetë ta konfiskojë pasurinë apo të gjykojë personat. Nëse gjatë procedurës konstatohet se pasuria nuk mund të justifikohet, çështja i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, ndërsa vendimi përfundimtar për konfiskim merret nga gjykata. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark