Insajderi
Showbiz

‘Kam ëndërruar …,’ Selvia flet hapur për vështirësitë si nënë beqare

Insajderi
13 November 2025 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Kam ëndërruar …,’ Selvia flet hapur për vështirësitë si nënë beqare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selvije Jao, e njohur për afërsinë e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi momente të sinqerta rreth jetës së saj personale.

Ajo u është përgjigjur pyetjeve në Instagram lidhur me sfidën e rritjes së djalit të tyre, Roel, si nënë beqare, muaj pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi.

Në një pyetje të drejtpërdrejtë se “A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mami, e veçanërisht për fëmijën?”, Selvija ka treguar haptazi për vështirësitë që ka hasur.

Ajo pranoi se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë një familje e plotë:

“Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.”

Selvija theksoi se fokusi i saj kryesor tani është ambienti i rritjes së djalit.

Ajo shprehet me vendosmëri se do të bëjë çmos që Roeli të rritet në një ambient të qetë dhe të lumtur.

“Për Roelin do luftoj që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do të bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!”

Ajo e përmbylli mesazhin duke kërkuar forcë për të përballuar të ardhmen: “E inshallah të kemi jetë dhe forcë t’i përballojmë sfidat.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark