“Kam humbur miliona”/ Këngëtari tregon se si pandemia ndikoi në gjendjen e tij ekonomike: Për dy vite… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Kam humbur miliona”/ Këngëtari tregon se si pandemia ndikoi në gjendjen e tij ekonomike: Për dy vite…

    Insajderi
    06 October 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Sean Paul zbuloi se ka humbur miliona dollarë gjatë pandemisë së Covid-19, sepse nuk pati mundësi të shkojë në turne për gati dy vjet.

    Kam humbur shumë para, sepse udhëtoj më shumë se gjashtë muaj në vit. Të gjitha këto vijnë nga turneu, por njëkohësisht kam shpenzuar edhe para për bamirësi,”- tha artisti gjatë intervistës për “Page Six”.

    Paul tha se qëndroi në shtëpi gjatë pandemisë, pavarësisht humbjes së madhe të parave.

    Ndonjëherë ju duhet të bëni një pushim… Çdo e keqe e ka një të mirë, kështu që unë kam shijuar kohën me familjen dhe kohën shtesë që më është dhënë në studio,”- shtoi ai.

    Megjithatë, këngëtari pranoi se ndonjëherë familja nuk t’i qetëson nervat dhe i duhet të dalë të pijë diçka.

    Pjesa më e bezdisshme është kur fëmijët duan të dalin dhe të luajnë, ndërsa ti nuk je në humor për këtë… Me gruan time, bisedat shtesë mund të jenë të bezdisshme. Kam nevojë për kohë, kam nevojë për qetësi… është një periudhë që duhet të flasim me Zotin, me veten,“- shpjegoi artisti.

    Sidoqoftë, ana e mirë është se pandemia i dha Sean Paul kohë për të punuar në albumin e tij të ri, “Scorcha”, i cili do të dalë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark