×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kam me ua q* robt”- Ia theu hundën policit, prizrenasi dënohet me një vit burgim

    Insajderi
    06 February 2024 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me një vit burgim Dibran Kastratit, të akuzuar për sulm ndaj personit zyrtar.

    Në aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit, thuhet se tashmë të dënuarit do t’i llogaritet periudha e kaluar në paraburgim, nga data 23 dhjetor deri më 5 shkurt.

    “DENIM ME BRGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar nëparaburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, raporton Gazeta Insajderi.

    Nga ajo çka përshkruhet në aktakuzë, thuhet se tashmë i dënuari kishte pasur një mosmarrëveshje me taksistin J.H., për çka ka kaluar në sulm. Për këtë ka ndërhyrë policia, ku Kastrati ka goditur me kokë në hundë policin N.S. dhe se ka ofenduar zyrtarët e tjerë policorë prezent.

    “Me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20, në Prizren, sulmon personin zyrtar , në lidhje me detyrat zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me taksistin J.H., ku çështja ka eskaluar deri në sulm ndaj taksistit ndërhynë policia ku fillimisht kërkon identifikimin e personave që ishin në ngatërresë, i pandehuri D.K., ka filluar me fjalët ofenduese ndaj zyrtarëve policor me fjalët “ka me ja u q* robt dhe nanat, nuk e dini kush jam unë” e më pas e godet të dëmtuarin-zyrtarin policor N.S., me kokë në pjesën e fytyrës dhe në hundë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore thyerje me dislokim të kockave të hundës më persë afërmi të përshkruara si në akt ekspertimin mjeko ligjor”, thuhet më tej.

    I akuzuari, sipas gjykatës, ka pranuar fajësinë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark