Moderatorja Fjoralba Ponari ka folur për fillimin e saj drejt karrierës, që sipas saj ka qenë i vështirë.
Gjatë bashkëbisedimit në Topchannel, Ponari tregoi se një ndër të ftuarit e emisionit të parë që ajo ka drejtuar, “Top Arena”, në prapaskenë e ka ngacmuar seksualisht.
Ajo ka rrëfyer se këtë ngjarje e ka përjetuar aq keq sa ka menduar të linte emisionin.
“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, unë kam pasur një të ftuar… normalisht ajo ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive.
Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.
Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena. Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”,- tregoi Fjoralba.